Qeveria shpalli gjendje të krizës për 30 ditë
Qeveria shpalli gjendje të krizës në territorin e tërë shtetit....

Qeveria shpalli gjendje të krizës në territorin e tërë shtetit në kohzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të rritjes së numrit të zjarreve dhe parandalimit të përhapjes së tyre.
Zv.Kryeministri, Artan Grubi, tha se edhe vende të tjera në Evropë po përballen me zjarre për shkak të nxehtësisë së madhe dhe shtoi se shpallja e gjendjes së krizës, bashkë me ndalesën për ecje në male do të kontriboj në tejkalimin e situatës me zjarret.
“Sot kanë mbërri edhe ekipe nga Sllovenia, ndërsa drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim është duke udhëtuar në Berovë të takohet me ekipet dhe po mundohemi me mobilizim të tërësishëm të të gjitha kapacietteve tona institucionale, të përballemi me zjarret. U bëjë thirrje qytetarëve që të jenë sa më të vetëdijshëm spese numri më i madh i rasteve apo qind për qind prej tyre, janë të shkaktuara nga faktori njeri” – tha Zv.Kryeministri i parë i vendit, Artan Grubi.
Vendimi është shpallur për periudhë prej tridhjëtë ditësh . Me këtë angazhohen institucionet vendore.
MPB, Armata, Qendra për menaxhim me kriza, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Ministria e Shëndetësisë por edhe bashkësitë e vetqeverisjes lokale, ndërrmarrjet publike dhe private.
Për vendimin e Qeverisë njohtohen edhe Kryterai i shtetit dhe Kuvendi. Do të dorëzohet propozim për pjesmarrjen e një pjesë të përfaqësuesve të Armatës për tu përballur me gjendjen e krizës.
Qendra për menaxhimin me kriza menjëherë të fillojë me përgaditjen dhe planin aksional për prevenim dhe përballje me zjarret dhe kontrollin e resurseve njerëzore dhe teknike. Në vend veçmë ishte shpallur gjendje krize me pandeminë me kovid 19. (Flutura Latifi, TVM2)
