Linja telefonike për ndihmë psikologjike gjatë zjarreve

05.08.2021 16:49

Kryqi i Kuq u bën thirrje të gjithë qytetarëve....

Kryqi i Kuq u bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë të parë psikologjike,   të drejtohen në SOS linjat e hapura telefonike, ku mund të parashtrojë pyetje dhe të marrë përgjigje dhe këshilla për ballafaqim të suksesshëm me situatën me zjarret, e cila e rrezikon mirëqenien dhe krijon ndjenjë të sigurisë së rrezikuar personale dhe kolektive.

Në këto linja telefonike qytetarët mund të marrin  mbështetje adekuate psikologjike nga vullnetarë të trajnuar.

Linjat e hapura telefonike janë ndarë në rajone:

Rajoni i Shkupit – 071/367-909, 071/367-981 dhe 071/379-119

Rajoni i Pellagonisë – (Manastir, Demi Hisar, Krushevë, Prilep, Resnjë) 047/236-019 dhe 070/791-770

Rajoni jugperëndimor dhe i Pollogut – (Gostivar, Tetovë, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër) 072/239-051 dhe 072/239-077

Rajoni Lindor, Verilindor dhe Juglindor (Shtip, Koçan, Berovë, Vinicë, Dellçevë, Probishtip, Kratovë, Kumanovë, Kriva Pallankë, Strumicë, Gjevgjeli, Vallandovë, Radovish) 071/426-660 dhe  071/426-633

Rajoni i Vardarit (Veles, Negotinë, Sveti Nikollë, Gradsko, Çashkë, Kavadar, Lozovë, Rosoman, Demir Kapi) 075/294-036, 071/274-229 dhe 043/231537.