Covid vendi, 219 të infektuar, 4 viktima dhe 30 të shëruar
Në vend sërish rritje të ndjeshme...

Në vend sërish rritje të ndjeshme të rasteve me Covid 19. Brenda 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.713 teste të kryera janë regjistruar 219 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve nga 65 vetëm në Tetovë dhe Shkup.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 30 pacientë.
Si pasojë e infektimit me koronavirus, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar katër pacientë, dy nga Shkupi, dhe nga një viktimë në Tetovë dhe Kërçovë.
Aktualisht në vendin tonë janë 955 raste aktive me virusin korona.
Danillovski: Numri i të vakcinuarve është i ulët
Mjeku Dragan Danillovski ka theksuar se rritja e rasteve të reja është si pasojë e heqjave të masave dhe numri i qytetarëve të vakcinuar është i vogël.
“Vaksinat ju shpëtojna nga simptomet e rënda dhe nga vdekja por dikush mund të thotë se edhe ata të vaksinuar si pasoj e kovidit kanë ndëruar jetë, mirëpo ato janë rraste të rralla. Është shumë e qartë se muajin gusht dhe shtator të vakcinohen sa më shumë qytetar. Është e patjetërsueshme mbajtja e maskave ne ambiente të mbyllura të kufizohet numri i mysafirëve nëpër dasma dhe ahengje. Masat duhet të vlejnë për të gjithë, jo vetëm për të pavaksinuarit” – tha mjeku Dragan Danillovski.
Vaksinimi zhvillohet pa ndërprerë në të gjitha pikat e vendit , ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.905 qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 10.984 qytetarë.
Në shtet gjithsej janë aplikuar 932.603 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 409.186 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në territorin e të gjithë shtetit, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vend rural të populluar, lagje.
Edhe nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë tek qytetarët të përfshihen në vaksinimin masiv, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
