Regjistruesit e instruktorët rajonal, ESHS shtyn afatin për konkurim, deri me 12 gusht
Pushimet verore kanë bërë që të mos ketë interesim...

Pushimet verore kanë bërë që të mos ketë interesim të duhur për të aplikuar në konkursin për punësimin e regjistruesve dhe instruktorëve rajonalë në Regjistrimin e ardhshëm të popullsisë të parashikuar për në shtator.
Kjo mungesë interesimi ka shtyrë Entin Shtetëror të Statistikës, që të vazhdojë deri më 12 gusht afatin e aplikimit.
ESHS, nëpërmjet një kumtese për media thekson se për të siguruar numër të mjaftueshëm kandidatësh për regjistrues dhe instruktorë, nga të cilët do të jetë në gjendje të zgjedhë më të mirët që do të kryejnë regjistrimin në terren, ka zgjatur konkursin e aplikimit publik dhe fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë në mënyrë elektronike, në: stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk.
Nga atje përkujtojnë se kushtet e tjera të përcaktuara nga konkursi i shpallur më pare, mbeten në fuqi.
Kandidatët e interesuar që do të mund të aplikojnë në mënyrë elektronike, të dorëzojnë dokumentet e nevojshme vetëm në formë të shkruar përmes postës, ose edhe në ditën e planifikuar të testimit, në ambientet ku do të kryhet testimi.
