Një polic është lënduar në kafiterinë "Skoç" në Draçevë
06.12.2014 14:43
Nëpunësi policor është lënduar mbrëmë kur ka intervenuar në objektin hotelierik "Skoç" në Draçevë ku ka pasur prishje të rendit dhe qetësisë publike.....

Polici është lënduar në pjesën e kokës nga ana e 25 vjeçarit E.T. nga fshati Batincë.
Sulmuesi dhe pjesëmarrësit e tjerë në rrahje janë arrestuar në stacionin policor në Draçevë.
Pas zbardhjes së tërësishme dhe dokumentimit të rastit do të parashtrohet denoncim adekuat. (mia.mk)
