VMRO-DPMNE, akuzon Qeverinë për keqmenaxhim me zjarret

05.08.2021 17:24

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski...

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski për situatën e zjarreve akuzon Qeverinë për keqmenaxhim.

Ata drejtuan akuza konkretisht ndaj Stojançe Angellovit, i cili sipas VMRO-DPMNE-së ka shfrytëzuar parat e buxhetit për telefona dhe mobilimin e zyrës personale dhe nuk ka investuar aspak në riparimin e mjeteve për shuarjen e zjarrit.

“Stojançe Angelov shpenzoi mbi 1.000.000 denarë për një telefon celular, duke ndryshuar planin vjetor të prokurimit publik të CMC. Sipas këtij dokumenti nga 7 prilli i këtij viti, Stojançe Angelov nënshkroi 2,700,000 denarë për mobilje zyre dhe kompjuterë. Mbi një milion për blerjen e mobiljeve të zyrës dhe një milion e 700,000 për pajisje IT. Riparimi i kanaderëve, i vetmi mjet për shuarjen e zjarreve pyjore kushtoi 400.000 euro. Kjo është e shtrenjtë, por nuk është e shtrejtë për kolltuqe dhe telefona” – tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.

Ata gjithashtu e akuzuan edhe kryeministrin Zoran Zaev si përgjegjës të gjithë kësaj situate.

“Stojançe Angelov thjesht nuk ka një ndjenjë përgjegjësie! Me vënjen e Stojançe Angellovit në poziten aktuale nga ana e Zoran Zaevit, qytetarët e             Maqedonisë janë vënë në rrezik. Gjithçka që ka ndodhur deri më tani dhe çfarë do të ndodhë më pas nuk është vetëm përgjegjësi e Stojançe Angellov, por edhe drejtpërdrejt e Zoran Zaev” – u shpreh Stoilkovski.

Në shumë qytete të vendit janë hapur vatra zjarri të fuqishme të cilat kanë dal jashtë kontrollit dhe për këtë Qeveria ka shpallë gjendje të jashtë zakonshme.(Farije Dauti – Bakiu, TVM2)