Natë e rëndë nga zjarret në rajobe të vendit, skena të tmerrshme ku zjarri shkurmoi shtëpi

05.08.2021 17:32

E vështirë, rëndë dhe me shumë të pa pritura....

E vështirë, rëndë dhe me shumë të pa pritura kaloi nata për banorët e Pehçevës, Dellçevës dhe Makedonski Brod të cilët u përfshinë nga zjaret  maksive.

Pamjet nga terren tregojnë skena apokaliptike, ku zjari shkrumoi dhjetra hektarë tokë, fshatra dhe shtëpi të banuara.

Informacionet nga terreni tregojnë se dy fshatra të Dellçevës janë tërësisht të përfshira nga zjarri, banorët janë të evakuar me kohë, ndërsa zjarët në afërsi të fshatrave Robovo, Umlena, Cërnik dhe Negrevo vazhdon të jenë më kërcenuese pasi që një pjesë e tyre është përhapur në rrugën Delçevë-Pehçevë dhe në fshatrat e malësisë.

Në këtë rajon është ndaluar lëvizja e automjeteve, ndërsa ekipet e zjarfiksave, ushtria, policia dhe banorët pa ndërprerë punojnë në shuarjen  e tyre.

“Nuk mund të shkohet më lartë tek zjaret, është e kapërcueshme, zjari është përhapur tepër shumë...”

“Nuk mund të lëvizet më lartë, na ka mbetur të bëhet evakuimi i tërësishëm i banorëve dhe hapja e gropave sepse zjari ka dalë prej kontrolle”

“Mezi shpëtuam kokën, mos ishte cisterna e fundit të hypim mbi të do të kishim përfunduar”.

“Shpresojmë në Zot se do të bie shi dhe do të shuaj këto zjare” - thanë disa nga banorët e Dellçevës.

“Siç mund të vëreni edhe vetë bëhet fjalë për terren shumë i pa përshtatëshëm për të punuar. Me automjete të rënda nuk mund të arrihet deri tek zjaret, por ne  po tentojmë me ato mundësi që kemi në dispozicion të shuajmë zjaret masive. Edhe pse kemi ndihmë nga gjithë teritorrin e vendit, më besoni se po bëhet fjalë për terren tejet i pa përshtatëshëm ku është shumë vështirë për të punuar” – tha Komandiri i Zjarrfikësve, Toni Gjorgjiev.

“Jemi këtu që tu dalim në ndihmë banorëve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore duke u ofruar oksigjen, dhe intervenime të vogëla në rast të djegjes dhe nëse ka nevojë të transportojmë në spitalet për rreth” – tha  Menka Stanojevska, mjeke e ndihmës së shpejtë.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se në terren veprojnë edhe 5 helikopterë që po punojnë në shuarjen e zjareve në këtë rajon, mirëpo pranojnë se temepraturat e larta dhe erërat vështirësojnë shuarjen e flakave.

“Akoma është e rrezik rjonin e Dellçevës dhe Pehçevës ku masovikisht disa ditë po punohet në shuarjen e zjarrëve. Janë kapluar disa lagje në qytetin e Dellçevës ku deri në këto momente nga zjarët janë të përfshira tre shtëpi dhe tre ahuj dhe atje është shumë e vështirësuar shuarja e këtyre zjarreve. Në atë rajon po veprojnë 5 helikopterë, mbi 200 ushtarë, punonjës tjerë nga ndërmarrjet publike, zjarfikësitë  si dhe veprojnë dhe forcat ndërkombëtare” – tha Marija Millkova, ndihmës udhëheqëse e QMK.   

“Apelojë deri tek të gjithaqytetarët që do të ndodhen ne vendet ku zjarët shkojnë nga ata, të largohen dhe të evakuohen  mënjëherë sepse jeta e njeriut është e vlefshme. Ju apelojë këtë sepse zjarët po përhapen me shpejtësi të çuditshme ku në disa raste kemi momente të dyshimta për shkaktimin e  zjareve për njëherë” – deklaroi Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov.

Aktualisht raportohen të jenë aktive dhjetra vatra me intenzitet të mesëm  informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Disa zjare të tilla aktive ka në Rankovcë, Kokinë, Zhulovin dhe Ajincë, ndërsa më kritike është në  18 zjaret aktive në rajonin e Prillipet dhe Sveti Nikollë.

Ekipet e zjarfiksëve, ushtria, policia dhe banorët edhe gjatë mbrëmjes të së enjtës do të vazhdojnë të shuajnë zjarët. (Rexhep Qamili, TVM2)