Tetovë, rritet numri i të infektuarve me “Covid 19”

05.08.2021 17:41

Rritet numri i të infektuarve me Covid 19 në Tetovë....

Rritet numri  i të infektuarve me Covid 19 në Tetovë. Nga qendra e Covid thonë se për momentin të hospitalizuar ka 32 pacientë, dhe sipas tyre ky numër shkon duke u rritur.

Dasmat, festat e ndryshme dhe grumbullimi i të rinjëve nëpër kafene është arsyeja e vetme, thotë mjeku Gëzim Nuredini.

“Sot kemi  32 pacientë të hospitalizuar. Në ambulantën e Covid dje kemi pasur në kontroll mbi 60 pacientë, kjo tregon se ne ende do te kemi rritje te reja ne ditet ne vijim. Vertet eshte sitatua e vështirë për arsye se diku në shtator, tetor e pritshim këtë situatë. Manifestimet e ndryshme, dasmat, edhe ato ndikojnë në situatën për rritjen e pacientëve, dhe në fund duhet të shohim sa është delta i cili ka një shkallë të madhe në kontinuitet që shumë lehtë mund të ngjitet me kontakt me njerëzit” – tha Gëzim Nuredini nga Covid Qendra - Tetovë.

Nuredini thote se në Covid qendrën Tetovë të infektuar ka edhe pacient qe janë të vaksinuar me dy dozat.  Mjekët apeljon deri tek qytetarët që të mos grumbullohen, dhe të respektojn masat anti covid, të mbajnë maskat në ambiente të mbyllura,si dhe distancën sociale. (Visar Sadiki, TVM2)