Kumanovë, Nagoriç i vjetër, zjarret ende aktive, kërkohet gruaja e zhdukur

05.08.2021 18:15

Zjarret në rajonin e Kumanovës....

Zjarret në rajonin e Kumanovës, respektivisht në fshatrat e Komunës së Nagoriçit  të vjetër ende janë aktive, pasi që po ndihmohen nga temperatura e lartë dhe era e fortë.

Zjarrëfikësit nga Kumanova dhe Nagoriçi i Vjetër po intervenojnë në lokalizimin e zjarrit në fshatrat Jaçincë dhe Zheluvinë.

Ndërkohë njohtohet se po vazhdojnë kërkimet për të gjetjen e gruas 59 vjeçare, e cila u raportua si e zhdukur gjatë stuhisë së zjarrit në fshatin Çellopek të Komunës së Nagoriçit të vjetër, rajoni i Kumanovës.

“Bashkëshorten ende nuk e kemi gjetur. Më janë djegur paratë, dokumentet, mjetet agroteknike, kamionë,  kafshë shtëpiake. Gjithçka flakët e zjarrit më kanë shkrumbuar.  Dëmi i shkaktuar material  sipas vlerësimit tim arrinë  në mbi 100 mijë euro” - tha Boris Dimkovski, banor i fshatit Nagoriç i Vjetër.

“Akoma po bëhen kërkime në shtëpinë e gruas së zhdukur. Deri tani janë bërë kërkime në dy dhomat ku supozohej se mund të jetë gruaja. Në dhomën e tretë më njohtuan se ka rrezik të rrënohet muri, Makinat e Ndërmarrjes komunale publike janë në terren për të ndihmuar në pastrimin e gërmadhave për të depërtuar në dhomën e tretë ku supozohet se është trupi i gruas” - deklaroi kryetarja e Komunës së Nagoriçit të Vjetër, Zhaklina Jovanovska.  

Zjarret këtë komunë të rajonit të Kumanovës e kanë përfshirë tashmë disa ditë. Ekipet e zjarrëfikësve po bëjnë të pamundurën për lokalizimin e zjarrit gjithandej ku është prezent. (Fatlum Aqifi, TVM2)