LSDM: Stema tentim për defokusim nga problemet reale
LSDM-ja opozitare reagon lidhur me propozimin për stemën e re të Maqedomnisë, duke e vlerësuar hapjen e kësaj teme si tentim për të shmangur vëmendjen nga problemet reale që kanë qytetarët....

Propozimi për stemën e re të shtetit është “Në kohën kur vijon kriza politike dhe mungesa e opozitës në Kuvend, Qeveria hap çështjen e stemës së shtetit, me qëllimin e vetëm që të heqë vëmendjen nga aferat e mëdha dhe skandalet ku është e përfshirë”, thuhet në deklaratën me shkrim të LSDM-së.
Socialdemokratët vlerësojnë se qytetarët kanë probleme më të rëndësishme se stema e shtetit, sikundër janë “varfëria, sistemi i arsimit, mungesa e mbrojtjes shëndetësore, ajri i ndotur,apo mungesa e demokracisë”, theksojnë nga LSDM.
Por sipas qeverisë propozimi për ndryshimin e stemës bazohet në faktin se stema aktuale e Maqedonisë është e dizajnuar sipas stemës së Bashkimit Sovjetik.
Elementët e diellit, ylli pesëcepësh, fijet e grurit të lidhura me motive popullorë, simbolizonin shoqërinë më të ndritur të komunizmit tek e cila arrihej me punen e klasës punëtorët dhe të bujqve”, thuhet në arsyetimin e propozimit të Qeverisë p;r ndryshimin e stemës.
