Nagoriç i Vjetër, zjarret ende aktive, gjendet gruaja e zhdukur
Zjarret në rajonin e Kumanovës....

Zjarret në rajonin e Kumanovës, respektivisht në fshatrat e Komunës së Nagoriçit të vjetër ende janë aktive, pasi që po ndihmohen nga temperatura e lartë dhe era e fortë.
Zjarrëfikësit nga Kumanova dhe Nagoriçi i Vjetër po intervenojnë në lokalizimin e zjarrit në fshatrat Jaçincë dhe Zheluvinë.
Ndërkohë njohtohet se pasditen e sotme ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit në Staro Nagoriçane, pas shumë kërkimeve kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të një gruaje 59 vjeçe.
Trupi u gjet nën gërmadhat e shtëpisë në fshatin Çellopek. Rasti në fjalë paraqet viktimën e parë nga zjarret në Maqedoninë e Veriut.
Zjarret këtë komunë të rajonit të Kumanovës e kanë përfshirë tashmë disa ditë. Ekipet e zjarrëfikësve po bëjnë të pamundurën për lokalizimin e zjarrit gjithandej ku është prezent.
