Lokalizohet zjarri në “Ohis”, nuk ka rrezik nga shpërrthimi

05.08.2021 20:43

Është lokalizuar zjarri në ish-fabrikën e detergjenteve në Shkup....

Është lokalizuar zjarri në ish-fabrikën e detergjenteve në Shkup, Ohis në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.

Kryetari i Kisella Vodës, Filip Temelkovski ka thënë se zjarri ka depërtuar në zyrat e “Ohis” dhe me ndihmën e policisë dhe zjarrfikësve është lokalizuar zjarri që në fillim kishte nisur nga barishtet para objektit.

Përndryshe, në Shkup dhe rrethinë ka më shumë se 18 zjarre aktive dhe për këtë institucionet bëjnë apel deri tek qytetarët që të jenë të gatshëm për veprim në rast të nevojës për evakuim.