Messi largohet nga Barcelona

06.08.2021 12:19

Kur mendohej se fushata e transferimeve në futbollin europian....

Kur mendohej se fushata e transferimeve në futbollin europian nuk do të arrinte maja të rëndësishme, për shkak të vështirësive ekonomike ndaj COVID-19, gjithçka duket e mundur.

Pas lajmit për transferimin e mundshëm të Lukakut nga Interi tek Chelsea, lajmi i fundit sjell një mundësi edhe më të jashtëzakonshme.

Sipas mediave spanjolle, Leo Messi do t’i japë lamtumirën ekipit që i dha famën ndërkombëtare.

Firma mes argjentinasit magjik dhe presidentit katalanas Laporta dukej çështje detajesh, por sipas burimeve të cilësuara si të sigurta, të zyrtarizuara në darkë edhe nga vetë faqja e ekipit blaugrana, dyshimet e forta mbi ambiciet e ekipit të tij në të ardhmen, kanë bërë që kampioni të vendosë për largimin.

Në faqen e saj, Barcelona shpjegoi se marrëveshja e munguar varet nga “pengesa strukturale dhe financiare”, që kanë të bëjnë me rregullat spanjolle.

Mediat spanjolle shkojnë më tej, duke thënë se Messi mund të tentojë aventurën në klube me financa të pashtershme si PSG ose Manchester City. 

Një vendim që po shokon një gjeneratë të tërë blaugranash, që janë rritur me praninë e “Pleshtit”, por edhe presidentin Laporta që mbi rinovimin e fenomenit kishte bazuar të gjithë fushatën e tij zgjedhore.