Aksident tragjik në Turqi, përplaset autobusi me pasagjerë, 9 viktima e 30 të plagosur

06.08.2021 13:25

Një aksident me 9 viktima....

Një aksident me 9 viktima ka ndodhur në provincën perëndimore të Manisas,  në Turqi.

Një autobus është përplasur dhe ka shkaktuar bilancin tragjik me 30 të plagosur të tjerë. Gjithsej ishin 50 pasagjerë teksa ata që janë plagosur më rëndë janë dërguar në spital.

Ditët e fundit të verës së nxehtë,  Turqia po përballet edhe me një valë zjarresh që kanë shkaktuar 8 viktima deri më tani.