Jashari: Stema përmban edhe elemente shqiptare
Pamja e stemës së re në vete ndërthur të kaluarën e përbashkët të të gjitha popujve dhe kulturave në vendi, si dhe idenë e orientimit demokratik evropian....

Kështu është shprehur Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari për “Aktuale.mk”, sipas të cilit, duke u kujdesur për atë që bashkon dhe duke patur parasysh elementet e heraldikës së stemave edhe evropiane, propozimi i qeverisë së Maqedonisë për stemën e re paraqet Luanin e kuq ne një sfond të verdhë, simbole këto qe i hasim që nga antika e deri te familjet e mëdha feudale shqiptare.
“Kurora e Kalasë me pesë elementet përcjellëse simbolizon bashkëjetesën e kulturave dhe qytetërimeve Iliro-dardane, prandaj me bindjen më të mirë se jemi duke bërë propozim të qëlluar dhe të qëndrueshëm shpresoj se edhe debati publik që do organizohet me këtë rast do e arsyetojë nevojën e sjelljes së këtij ligjit aq të rëndësishëm për rrumbullakësimin e shtetformësisë së RM-së. Me qëllimin më të mirë dhe përcaktimin e paluhatur për të patur një proces krejtë transparent dhe kontribues në emër të Ministrisë së Drejtësisë si propozues formal mirëpresim çdo mendim, ide e sugjerim që do të dalë nga diskutimi i gjerë dhe gjithëpërfshirës”, thekson ministri Jashari.
Ndërsa zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski ka deklaruar se parimet mbi të cilat zgjedhen simbolet kombëtare duhet të bazohen në vlera të përhershme.
“Një kohë të gjatë e dime se simbolet kombëtare që i ka pasur Republika e Maqedonisë,ishin të lidhura me me mënyrën e rregullimit të saj shoqëror dhe mendoj se më mirë për çdo shgtet është që parimet mbi të cilat përcaktohen simbolet kombëtare të bazohen jo në ndodhitë rrjedhëse, por tek vlerat e përgjithshme, gjegjësisht te heraldika” – tha zv. Kryeministri, Vlladimir Peshevski.
Propozimi për stemën e re është diskutuar dhe miratuar nëq everi, ndërsa pas debatit public do të duhet të miratohet edhe në kuvend, për çka ndevoiten dy të tretat e votive dhe shumica e badenterit. (Rexhep Qamilil, TVM2)

