Kinë, 124 raste të reja, Pekini anulon aktivitetet
Kina regjistroi 124 raste të tjera Covid-19....

Kina regjistroi 124 raste të tjera Covid-19 në 24 orët e fundit , nga të cilat 80 të transmetimit vendas dhe 44 të importuara.
Sipas përditësimeve nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit, Jiangsu konfirmohet si krahina më e prekur me 61 raste të raportuara në vend.
Në Pekin, për të zvogëluar përhapjen e virusit dhe rrezikun e infektimit, autoritetet lokale kanë vendosur të anulojnë aktivitetet dhe ngjarjet në shkallë të gjerë të planifikuara për gushtin. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Pekin 2021 dhe Konventa Botërore 5G, të dyja të planifikuara për këtë muaj, janë shtyrë, thanë organizatorët e tyre.
Covid19, Fauci: Varianti tjetër mund të jetë më i rëndë
Virologu Anthony Fauci alarmon ndërkohë se mutacioni i ardhshëm i virusit korona mund të jetë edhe më i keq dhe më ngjitës se varianti Delta. Prandaj është i rëndësishëm parandalimi, veçanërisht përmes vaksinimit, pasi përhapja e rasteve në Amerikë ka filluar të jetë të paktën 100 mijë në ditë.
Epidemiologu paralajmëroi se shumica dërrmuese e infeksioneve të reja përfshijnë njerëzit e pavaksinuar dhe shpjegoi se Shtetet e Bashkuara janë “shumë me fat” që kanë vaksina që i kanë rezistuar varianteve, duke sugjeruar se ky mund të mos jetë rasti nëse shfaqen edhe lloje më serioze, arrihet në 100 mijë raste në ditë.
Shtetet e Bashkuara raportojnë një mesatare javore të infeksioneve të reja prej 94 000 rastesh në ditë, me 48% më shumë se një javë më parë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
