Partitë analizojnë kandidaturat, BDI në Strugë rikandidon Ramiz Merkon
Disa nga partitë tashmë kanë dalë me kandidatët e tyre....

Disa nga partitë tashmë kanë dalë me kandidatët e tyre dhe kanë paralajmëruar bashkëpunim për zgjedhjet e ardhëshme lokale.
LSDM do të koalicionojë me BDI-në, BESA-n dhe PDSH-në, në disa komuna që në rrethin e parë, e në të tjerat në rrethin e dytë.
VMRO-DPMNE do të dalë me kandidatë të rinj.
Koalicioni ASH-AAA, nuk ka paralajmëruar koalicione për momentin.
Integristët sot publikuan edhe emrin me të cilin do të garojnë në Strugë. Ramiz Merko do të synojë sërisht edhe një mandat. Gjithsesi të gjithë kandidatët partive apo koalicioneve eventuale, zyrtarisht do të shpallen në shtator.
“Kam kënaqësinë e madhe që ne emër të kryetarit Ali Ahmeti të ju njoftoj se z.Ahmeti ka vendosur që Ramiz Merkon t’ia propozojë Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së për një mandat të ri dhe për një fitore të re në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ku do ta korrim fitoren e radhës” – tha Artan Grubi - BDI.
