Banorët përkujtojnë tmerrin, 5 vjet nga vërshimet katastrofike në Hasanbeg

06.08.2021 14:32

Në Stajkovc, Hasanbeg, Haraçinë, Creshevë...

Në Stajkovc, Hasanbeg, Haraçinë, Creshevë, Smillkovc dhe vendbanimet e  tjera përreth qarkores së Shkupit, data 6 gusht sjell kujtime rrënqethëse.

5 vite më parë, 92,9 litra shi në një metër kub për 24 orë dhe mbi 800 vetëtima, shkaktuan përmbytje me përmasa të papara dhe morrën jetën e 22 personave, mes tyre një vogëlushe.

“Edhe pas 5 vitesh trupi i voglueshes 16 muajshe Elif Fejzullahu nuk u gjend. Por pikërisht në këtë kanal u gjend trupi i babait të saj Furkan Fejzullahu, i cili ishte njëri ndër viktimat e asaj kohe”.

Mijëra qytetarë u evakuuan. Banorët nuk i kanë harruar ato orë të tmerrshme. Shumë shtëpi u shkatërruan dhe ata i rindërtuan shtëpinë me ndihmën e njërëzvë të mirë.

“Kjo është lagjia Kamnik njëra ndër zonat më të shkatërruara gjatë vërshimeve në vitin 2016. Shumë familje mbetën pa shtëpi por jeta e tyre filloi nga e para. Se si  i ndertuan ata shtëpitë, do pyesim qytetarët?”

“Shtëpia ime u shkatërrua tërsisht. Disa herë erdhën komisioni i verifikuan dëmet por nuk na ndihmoi shteti. Shtëpinë e rindërtova me ndihmën e njrëzve” – tha Ekrem Zejnuli, banorë i Hasanbegut.

“Shtëpia ime u prish e tëra, por e rindërtova vetë, nuk kam marrë asnjë ndihmë. Mora vetëm një ndihmë të vogël për nënën, e cila vdiq gjatë vershimeve. Ndërsa shtepinë e ndërtova vetë” – tha një tjetër banorë.

“Shumë shtëpi në këtë lagje u prishën, por të gjitha rindërtuan vetë duke ndihmuar njëri tjetrin. Shumica nuk kanë marrë asnjë ndihmë” – u shpreh një qytetar tjetër i Hasanbegut.

Njerëz të shumtë dolën për të ndihmuar në terren, për pastrim të shtëpive dhe kërkimin e personave të zhdukur.

5 vite pas, çdo paralajmërim për shi, që sot do të gëzonte të gjithë banorët e zonave të përfshira nga flakët, nga këta banorë shihet me shqetësim e tmerr dhe me lujte që të mos përjetojnë më atë që përjetuan në gushtin e vitit 2016. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)