20 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, një nga përfitimet, Universitetet në gjuhën shqipe

06.08.2021 15:22

Një nga përftimet e mëdha nga Marrëveshja kornizë e Ohrit....

Një nga përftimet e mëdha nga Marrëveshja kornizë e Ohrit,  ishte garancia që u fitua për arsimim në gjuhën amtare.

Në panelin e organizuar  në Strugë në kuadër të aktiviteteve për  shënimin e  20 vjetorit të Marrëveshjes të Ohrit u tha se falë saj,  shqiptarët numërojnë shkolla fillore, të mesme e universitete në gjuhën amtare.

Përfitime edhe përmes decentralizimit e sidomos në përfaqësimin e komuniteteve joshumicë në çdo nivel u tha me këtë rast.

“Botërisht dihet se si kanë qenë kushtet dhe rrethanat në Maqedoninë e Veriut të atëhershme,  ku një pjesë të pupullatës i mohohej arsimimi në shkollat e mesme dhe ato sipërore në gjuhën amtare. Vlen të theksohet dhe të mburemi se pas 20 viteve nga nënshkrimi i Marrëvjes së Ohrit, shqiptarët në RMV kanë realizuar të drejtat në sferën e arsimit” – tha Besime Jonuzi, punonjëse në Arsim.

“Ishte kjo marrëveshje që mundësoi krijimin e universiteteve shqiptare në RMV, ndër ta edhe universitetin e Stugës dhe dua të deklaroj se është meritë e themeluseve të kësaj komune, të kësaj popullsie krijimi i Universitetit që i rezistoi kohës prej kaq vitesh” – tha profesori universitar Shpëtim Cami.

“Kjo marrëveshje në mënyrë efektive e ka ndryshuar vendinin  nga një shtet nacional i paqëndrueshëm,  me disa element të bashkëjetesës,  në sistem të ndarjes së pushtetit, që e ka hapur shetetin më tepër ndaj bashkësisë shqiptare por edhe ndaj pakicave të  tjera në nivel më të ulët” – deklaroi Ministri i Shoqërisë Informatike, Jeton Shaqiri.

Deri më 13 Gusht  institucione të ndryshme të cilat janë themeluar dhe funksionojnë si rezultat i kësaj marrëveshje do të kyçen në debatet e orgnaizuara nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. (Zekirja Mexhiti, TVM2)