Covid 19, 1 viktimë, 325 raste të reja, kryesojnë Shkupi dhe Tetova

06.08.2021 15:37

Vazhdojnë të rriten shqetësueshëm shifrat e reja Covid 19...

Vazhdojnë të rriten shqetësueshëm shifrat e reja Covid 19. Gjatë 24 orëve të fundit  janë regjistruar 325 raste të reja, nga 5.959 testime.

101 raste në Shkup,  95 në Tetovë, në Gostivar  43, Kumanovë 26, në Strugë 10, në Ohër, Dibër dhe Kërçovë nga 7 të infektuar, në Prilep, Koçan dhe Makedonski Brod  nga  4 të infektuar, Strumicë, Radovish dhe Pehçevë nga 3 të infektuar, Kavadar dhe Shtip nga 2 të infektuar, Manastir, Veles, Berovë dhe Vinicë nga 1 të infektuar.

11 pacientë janë shëruar, ndërsa një 55 vjeçar nga Manastiri ka ndërruar jetë.

Vazhdon imunizimi masiv, 20.000 doza “AstraZeneca” donacion nga Kroacia

Në vend, arritën 20.000 vaksina “Astra Zeneka”, donacion nga Republika e Kroacisë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ky është donacioni i dytë i vaksinave “Astra Zeneka” nga Qeveria kroate.

Vaksinat  nga java e ardhshme do të distribuohen në të gjitha pikat e vaksinimit.

Në pikat e vaksinimit në terren, janë vaksinuar 528.117 qytetarë, 416,614 me dy doza. Prej tyre , vetëm  167 persona u infektuan 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, dhe vetëm 11 prej tyre u shtruan në spital.

Vaksinat mbrojnë, numër i ulët i infektimeve te të vaksinuarit

Vetëm 10% e të gjitha rasteve aktive në korrik u infektuan pas dozës së dytë. Ky është treguesi më i mirë për skeptikët se e vaksina është e vetmja mënyrë për të ndryshuar pamjen e pandemisë dhe ajo është efektive në maksimum, vetëm kur janë dhënë dy doza dhe kanë kaluar më shumë se 14 ditë nga doza e dytë.

Në vendin tonë ende është dominues varianti britanik i virusit, por duke pasur parasysh përhapjen e shpejtë, edhe varianti delta është i rezikshëm.

Aktualisht në vend ka 30 raste me Delta. Vazhdon imunizimi masiv tashmë pa termin të caktuar. (Gyltene Sinani, TVM2)