Marsh në Shkup kundër dhunës ndaj femrës
Një gruaje 35 vjeçe, kishte një kohë të gjatë që zgjoheshte me ankthë dhe frik, sepse bashkëshorti i saj që nga lindja e parë e fëmijës së tyre, e maltretonte fizikisht atë dhe fëmijën.......

Ajo për katër vite me rradh, derisa qëndroi në maretesë, në vend të bukës dhe dashurisë ka“ngrënë”, shkelmime e shuplaka.
Fëmija i saj, për shkak të dhunës së ushtruar nga i ati , sot vuan nga probleme serioze mendore. Ky nuk është rastë imagjinar, por është një rastë fatëkeqësisht real, se çka ka përjetuar një grua mbi supet e saja.
Rastet e tilla të dhunës familjare në MAqedoni kanë bërë që Shoqata e Femrës AJO të ngris zërin për të senzibilizuar opinionin kundër dhunës ndaj femrës. Një aktivitet i tillë ishte edhe marshi I sotëm protestues nën moton “Dhuna ndaj saj, është dhunë ndaj jetës”.
“Është hera e parë që zhvillohen në veçanti në pjesën tonë shqiptare aktivitet të këtij llojit. Ishte tribuna e cila ishte mjaftë e sukëseshme ku na lindi ideja që të fillojmë të organizojmë një marsh. Shumica e qytetarëve nuk kishin informacione elementare , nuk e din se ku të paraqesin rastet e dhunës se egziston qendrat sociale etj, prandaj morrën hapin e dyt të shpërndajmë fletushka dhe broshura të ngjesim informacione nëpër gjith pjesën tonë ku do japim sado pak infomracione dhe tju ndihmojm viktimave ” – tha Leunora Kaliqi- kryetare e shoqatës “AJO”.
Edhe pse gratë shqiptare shumë pak marrin guximin të flasin dhe paraqesin dhunën familjare, shqetësues mbetet faktin se edhe ato pak raste që paraqiten tek qendrave sociale nuk u sigurohet mbështetje dhe mbrojtje viktimave.
Por megjithatë ngjyra portokalli e cila sot dominonte në marshin kundër dhunës në famijle nëpër rrugët e kryqytet nxiti interest të madh edhe tek burrat dhe kalimtarët e rastit thonë pjesmarrësit në marsh.
“Te ne është një fenomen dhe vazdhon të egzistoj dhe ajo është heshtja edhe e grave edhe burrave, sepse kemi raste kur edhe burrat janë viktim të dhunës.Sot ishte diçka shumë simbolike për të thyer atë heshtje që nodhë tek ne. Me këtë ngjyren portokali të shtojmë kureshtën e njerëzëve të pyesin çfarë është kjo dhe ndoshta kur do të shkojnë në shtëpi të fillojnë të mendojn a kanë goditur ndonjë herë ose a kanë parë dikush dikë godet, kjo duhet të ndalët” – tha Anita Latifi- aktiviste.
Marshi i shoqatës “Ajo”në Shkup është pjesë e aktiviteteve 16 ditore në mbarë botën për eliminimin e dhunës familjare. (Rexhep Qamili, TVM2)
