Vazhdojnë zjarret aktive në vend, situatë më e rëndë në Pehçevë dhe Dellçevë

06.08.2021 15:53

Pehçeva dhe Dellçeva vazhdojnë të jenë nën flakë.....

Pehçeva dhe Dellçeva vazhdojnë të jenë nën flakë. Ekipet e zjarëfiksëve, ushtria, policia, banorët dhe forcet tjera ndërkombëtare janë në terren.

Deri tani kanë arritur të lokalizojnë disa vatra të mesme, por jo dhe të shuajnë zjaret e mëdha të cilët për tre dite me radhë kanë shkrumbuar dhjetra hektarë tokë në këtë zonë.

“Për momentin, po veprojnë helikopterët e ARM-së  dhe Serbisë, por moti është jashtëzakonisht i vështirë, kushtet janë të vështira, shpejtësia e erës është 60 kilometra në orë dhe e gjithë kjo nuk lejon të ndërhyjë dhe të  shuhet zjarri. Situata në Pehçevë nuk është ende nën kontroll ,  mundur që zjarri të përhapet në drejtim të Bullgarisë.  ne po bëjmë përpjekje për të përfshirë helikopterë shtesë për të parandaluar kalimin e tij në Bullgari. Bëhen seksione me makina ndërtimi, lërohen fushat në zona të papunuara, priten pemët për të parandaluar përhapjen e mëtejshme intensive” – tha Goran Stojanovski nga QMK.

Banorët të frikësur nëse do t’i shpëtojnë vatrat e tyre të banimit në zonën e Malishevës.   

“Situata është shumë e rëndë, zjarret  janë përhapur gjithandej. Nëse arrim të shpëtojmë fshatin, mirë në se jo, nuk kemi se çfarë të bëjmë.”

“Nuk kam çfarë të them. Çdo gjë po shihet. Si sot që është rrezik, asnjë ditë tjetër nuk ka qenë..”

“Situata është shumë serioze.  Të gjithë banorët e fshatrave për rreth dhe ekipet po punojmë mirëpo tereni është shumë i pa përshtatshëm për të intervenuar”

“Po bëjmë çmos, mirëpo me duar thatë, nuk mund të bëjmë shumë”.

“Moti nuk është anën tonë. Ka erëra të fuqishme, ne po intervenojmë pa ndërparje, mirëpo zjaret po përhapen gjithandej”

QMK: Moti nuk favorizon shuarjen e zjarreve

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se kanë arritur të shuajnë zjarret e mëdha  në Sveti Nikollë, Prilep, dhe Ohër por jo edhe në gjashtë fshatrat të jera të Dellçeves dhe Pehçevës.

Zjarri i ri mëngjesin e  së premtës u përhap edhe në Berovë. Pasdite ka shpërthyer një zjarr në fshatin Laskarcë, në një terren të paaritshëm, era që vazhdimisht ndryshon drejtim, favirozon flakët.

QMK me apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, mos hidhni bishta cigaresh

Nga QMK apelojnë deri tek EVN-ja dhe qytetarët që të kontrollojnë dhe përmirësonjë telat e rrjetit transportues të energjisë elektrike dhe të mos hidhen mbetjet e cigareve në ambiente të hapur, pasi që disa zjarre janë shkatuar nga to. 

“Jemi duke përpiluar kërkesë deri tek EVN- ja ku ata do të duhet të kontrollojnë telat e rrjetit transportues të energjisë elektrike për shkak se në disa raste zjaret shkaktohen nga shkëndijat e telave në shtylla ose nga largpërçuesitë. Është e mjaftueshme vetëm një shkëndijë për të shkaktuar zjarr” – tha Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov. 

“Shumë kujdes duhet të bëjnë duhanpirësit sidomos gjatë hedhjes së mbetjeve të cigareve,  sepse një numër i madh të shpërthimit të zjareve në histori kanë filluar në rrugët ku janë hedhur cigaret e ndezura dhe mëndej janë përhapur në pyjet” – deklaroi Dragan Tarçullovski nga QMK.  

Në shuarjen e zjareve janë duke ndihmuar ekipet e zjarfikësave nga Sllovenia, Serbia, Austria dhe vende të tjera. (Rexhep Qamili, TVM2)