Është shuar zjarri në Veles, janë djegur 20 hektarë kashtë dhe 2 vetura

06.08.2021 16:32

Mbrëmë zjarii kërcënoi edhe vendbanimin Durotovec....

Mbrëmë zjarii kërcënoi edhe vendbanimin Durotovec në Veles. Rreth orës 5 pasdite, banorët vunë re një zjarr në një parcel ndërtimi, e cila më pas u përhap.

Banorët e Velesit së bashku me zjarrfikësit e shuan atë deri në mesnatë. Ishin përfshirë 20 hektarë kashtë dhe një pjesë e deponisë të qytetit.

“Është një terren që ka një pyll të rrallë, ku ka shtëpi vikendesh, ku ka oborre vreshta dhe zjarri lëvizte në drejtim të deponisë” – tha Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Ivica Popovski.

Zjarrin e shuan edhe zjarrfikësit e Hekurudhave të vendit, sepse flaka kërcënoi hekurudhën Veles-Shtip. Banorët e vendbanimit Durutovec janë ende nën emocione dhe stres nga zjarri që kërcënoi se do t’u marrë gjithçka që kishin fituar në jetë. Përveç tyre, një numër i madh i banorëve nga fshati fqinj, Colosevo gjithashtu erdhën për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

“Kush ku shikonte, vraponte për të shuar zjariin. Unë isha atje ku filloi zjari, aty dy makina u dogjën”.

“Ne u organizuam vetë. Djali dhe djemtë, fqinjët, të gjithë fshatarët, gjithashtu ërdhën dhe  nga fshati Coloshevo” – thanë disa banorë të anketuar.  

Në momentin e fundit, katër shtëpi në fund të vendbanimit u shpëtuan nga zjarri. Zjarri u lokalizua rreth mesnatës dhe preku një pjesë të vreshtave përreth, një pjesë të pyllit me pisha dhe lisa dhe dy vetura u dogjën. (Sedat Selimi, TVM2)