Kumanovë, natë e tmerrshme në luftë me zjarret
Banorë të disa fshatrave të rajonit të Kumanovës...

Banorë të disa fshatrave të rajonit të Kumanovës kanë kaluar një natë të tmershme duke luftuar me stuhinë e zjarreve. Nga orët e pasditës së të enjtes në këtë rajon kanë shpërthyer 8 zjarre.
Më kritike ka qenë gjendja në fshatrat Çetircë, Zubovc dhe Dovezencë, ku ka patur shumë shtëpi dhe ekonomi bujqësore të djegura.
Vetëm në fshatin Zubovc raportohet për 7 shtëpi të djegura dhe objekte tjera ndihmëse.
“Gjithçka ishte e kapluar nga flakët e zjarrit. Këtu ishin zjarrëfikësit, të cilët arritën ta shpëtojnë shtepinë që të mos digjet. Por stalla më është djegur, kurse shtëpia vetëm pak është dëmtuar. Zjarri gjithçka shkrumonte, andaj tërë natën kemi bërë kujdestari” - tha banori i fshatit Zubovc, Gjorçe Nasevski.
“Nuk dishim se çfarë të bëjmë. Morrëm disa degë me gjethe dhe me ato tentonim të shuanim zjarrin. Pastaj një hambar u përfshi nga flakët e zjarrit dhe gjithçka që kishte përpara. Filluan të digjen njëherë njëra shtëpi, pastaj tjetra e kështu me radhë u shkrumuan disa shtëpi. Thirrëm edhe zjarrëfikësit. Por ishte vonë, pas më tepër se një orë arritën edhe ushtarët dhe policët. Zjarri ishte shumë i fortë, nukkishte se si të lokalizohet. Për një orë e gjysmë gjithçka u shkrumua. Lokalizimi i zjarrit ka zgjatur deri në ora 03.00 të mëngjesit” - deklaroi për TVM2, Tofka Jovçevska, banore e fshatit Zubovc.
Aktualisht në rajonin e Kumanovës aktiv është vetëm zjarri në rajonin e fshatit Belakovcë, kurse nga Qendra për menaxhim me kriza në Kumanovë njoftuan se në terren janë pjesëtarë të Njësitit të zjarrëfikësve dhe ndërmarrjeve publike, kurse janë dërguar edhe 80 pjesëtarë të ARM-së, të cilët së bashku po ndihmojnë në lokalizimin e zjarreve. (Fatlum Aqifi, TVM2)
