Pajisjet “Fingerprint”, KSHZ: Do mund të blihen për zgjedhjet lokale
Është refuzuar ankesa për furnizimin....

Është refuzuar ankesa për furnizimin me pajisjet për identifikim biometrik të votuesve me gjurmët e gishtërinjve duke i lënë rrugë të hapur tashmë KSZ-së, të lidhë me operatorin ekonomik, Kompaninë gjermane "Dermalog" marrëveshje për furnizim, duke mundësuar kështu që kjo metodë të mund të përdoret për herë të parë në vend që në zgjedhjet lokale të tetorit.
“KSHZ -ja, si autoritet kontraktues, ka një vendim përfundimtar, pra një vendim përfundimtar në procedurë. Operatori ekonomik është përzgjedhur dhe në periudhën e ardhshme do të përfundojë kontrata për blerjen e pajisjeve” – tha anëtari i KSHZ-së, Oliver Ristovski.
Zgjedhjet lokale, KSHZ pret botimin e vendimit në Gazetën Zyrtare
Furnizimi me pajisjet fingerprint, përmbushi kushtin e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe nga KSHZ shpresojnë me këto pajisje do të garantohet ushtrimi i së drejtës, "një votues - një votë".
KSHZ është gati për lokalet e pret vetëm që vendimi i nënshkruar nga kryeparlamentari, të botohet në gazetën zyrtare.
“Dërgesa e parë pritet të bëhet pas 20 ditëve, e ajo përfshin 5% nga numri i përgjigjithshëm prej 4 mijë aparateve. Mendoj se cmimi është më i ulët nga sa ishte parashikuar. Pasi të merret vendimi dhe të shpallet në Gazetën Zyrtare, menjëherë do të mbajmë një seancë në të cilën duhet të miratojmë orarin e afateve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale” – tha Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.
KSHZ përcaktoi edhe çmimet për reklamat politike në media. Nga KSHZ thonë se çmimet u përcaktuan pasi rishikuan listat e çmimeve të mediave në pesë vitet e fundit. (Sedat Selimi, TVM2)
