Zjarri përfshin pyjet në “Bjeshkët e Nemuna”
06.08.2021 17:26
Edhe Kosova lufton prej ditësh me zjarret....

Edhe Kosova lufton prej ditësh me zjarret dhe deri më tani, një person ka humbur jetën nga asfikësia.
Qindra hektarë të përfshirë nga zjarri në “Bjeshkët e nemuna”. Erërat e forta nuk po ndihmojnë zjarrfikësit e angazhuar për luftimin e flakëve.
Në ndihmë u kanë ardhur pjesëtarë të policisë, ushtrisë, helikopterët e KFOR-it dhe banorët lokalë.
Autoritetet thonë se zjarri nuk rrezikon vendbanimet por banorët janë të tmerruar teksa shohin afrimin e flakëve.
