Analistët: Nga mbledhja e këshillit të BE-së nuk duhet pritur shumë

06.12.2014 16:54

Maqedonia nuk mund të presë asgjë në mbledhjen e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian, pasi për momentin nuk ka asnjë zhvillim pozitiv nga marrja e rekomandimit për fillimin e negociatave, vlerëson analisti politik Ismet Ramadani......

Ai thekson se Maqedonia përveç emrit tani ballafaqohet edhe me ngecje në zhvillimet demokratike, marrdhëniet ndëretnike, mosdialogun pozitë - opozitë e kështu me radhë.

“Kjo do të thuhet edhe nga shtetet tjera të përfaqësuar nga ministra dhe kryeministra të tyre. Më duket se kësaj radhe greqisë edhe nuk i duhet shumë sepse në  këtë. Drejtim do të kenë edhe përkrahjen e përfaqësuesve të shteteve tjera të BE-së dhe do të kalojë kjo shumë lehtë në favor të greqisë, ndërsa nuk do të jepet ndonjhë shancë për maqedoninë që të fitojë ndonjë datë për bisedime” - tha analisti politik, Ismet Ramadani.

Ramadani shton se vendi në samitin e radhës mund të marrë kritika të drejtpërdrejta sidomos për emrin, në krahasim nga samitet e  kaluara.

“Do ti sygjerohet ndoshta me një ton pak më të drejtpërdrejtë se  definitivisht duhet të gjenë formë dhe të përgatitet për ndryshim të emrit si një kusht kryesor për ointegrim në BE” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.

Madje, edhe raportuesi i deritanishëm i Maqedonisë në Parlamentin Evropian Richard Howit, disa ditë më parë, gjatë fjalimit që mbajti  përpara përfaqësuesve politikë dhe diplomatikë, deklaroi se po lë detyrën e raportuesit si i zhgënjyer sepse nuk ka mundur të bëjë diçka më shumë për integrimin e Maqedonisë. 

“Nuk ekziston një rrugë e shkurtër drejt BE-së. Ajo kalon nëpërmjet zgjidhjes së kontestit të emrit. Nuk do të dëshiroja që ky vend të mbetet konflikt i ngrirë. Duam që ky vend të jetë pjesë e kufijve  gjeografik të BE-së. Apeloj që qytetarët ta mbajnë besimin për ardhmërinë evropiane të vendit sepse është alternative e vetme dhe më e mirë” – tha Raportuesi për Maqedoninë në largim, Richard Howit.

Howit ka potencuar se Maqedonia nuk ka alternative tjetër përpos rrugës evropiane dhe se nuk dëshiron që ngërçi politik me fqiun jugorë të shëdrrohet në një konflikt të ngrirë. (Mefail Ismaili, TVM2)