Lokalet, Xhaferi shpall zgjedhjet me 17 tetor
Kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi...

Kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi shpalli zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor. Xhaferi deklaroi se vendimin e mori në përputhje me kushtetutën dhe ligjet dhe të njëjtin do ta dorëzojë në KSHZ, të cilët më tutje kanë obligim që të përpunojë afatet për aktivitetet parazgjedhore.
“Sot e nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, për kryetarë komunash dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit. Në pajtim me kornizën ligjore dhe afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor 2021.” – tha Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.
Kodi zgjedhor, Xhaferi: Nuk besoj të ketë ndryshime
Ndërkohë ndryshimet e kodit zgjedhor presin miratimin në kuvend. Mbetet pezull pragu zgjedhor për kandidatët e pavarur.
Presidenti është shprehur se s’do të firmos propozimet aktuale, para se gjithash për pragun prej 2% të parashikuar për kandidatët e pavarur. Kryeparlamentari Talat Xhaferi thotë që në një process të shpallur zgjedhor nuk është e rugës që të mendohet për ndryshimin e rregullave zgjedhore.
“Nuk besoj që në mes periudhë pas shpalljes së zgjedhjeve do të ketë forca politike që do të insistojnë në ndryshim të rregullave mes procesit zgjedhor i cili fillon nga moment i shpalljes së zgjedhjeve në gazetën zyrtare. Kështuqë të mos ketë ashtu procese.” – u shpreh Xhaferi.
Xhaferi nuk përjashton mundësinë të thërasë seancë urgjente të kuvendit në këto 20 ditë, nëse gjendja në shtet e imponon këtë.
Edhe përkundër faktit që partitë politike nëpërmjet tribunave dhe takimeve në teren veçmë kanë nisur fushatën parazgjedhore, sipas afateve ligjore fushata për zgjedhjet lokale do të nis më 28 shtator, tre javë para zgjedhjeve.
Një pjesë e partive dolën me kandidatë dhe paralajmëruan bashkëpunime. LSDM do të koalicionojë me BDI-në dhe PDSH-në. VMRO – DPMNE do të del me kandidatë të ri sikurse në Veles, Prilep dhe Ohër. (Meral Ismaili, TVM2)
