Digjet Kalifornia, flakët kthejnë në hi çdo gjë që gjejnë përpara

06.08.2021 20:02

Kalifornia po përjeton një nga zjarret...

Me ferrin e zjarrtë nuk po përballet vetëm Europa. Kalifornia po përjeton një nga zjarret më të mëdhaja ndonjëherë

Zjarri “ Dixie”, i gjashti më i madhi në historinë e shtetit, është ende duke u përhapur falë erërave të forta.

Flakët përfshinë tërësisht qytetin historik të minierave të Greenville duke kthyher në hi gjithcka që i doli përpara. 20 mijë  banorë janë evakuuar me urgjencë.

Zjarri Dixie është vetëm një nga zjarret  që përfshinë Shtetet e Bashkuara perëndimore,  që nga mesi i korrikut, pjesë e krizës së ngrohjes  klimatike.