Zgjedhjet lokale, fillon monitorimi i raportimit të mediave

06.08.2021 19:46

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele....

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele,  që nesër fillon me monitorimin e raportimit  të mediave për Zgjedhjet Lokale 2021.

Siç njoftojnë nga AShMAA, në periudhën deri në fillimin e fushatës, objekt vëzhgimi do të jenë dy programet telvizive të servisit publik-MRT 1 dhe gjashtë televizione komerciale.

Të gjitha kanalet e tjera televizive,  do të monitorohen sipas sugjerimeve.

Lëndë  monitorimi do të jetë programi i përgjithshëm, me vëmendje të veçantë lajmet dhe emisionet e tjera ku janë të ftuar përfaqësues të pushtetit qëndror apo lokal,  të partive politike dhe të ftuar të tjerë potencialë për zgjedhje.

Do të monitorohen dhe programe të tjera ku do të ketë të ftuar pjesmarrës potencial në zgjedhje,  pa marrë parasysh arsyen e pjesëmarrjes së tyre.