Asani: Luani nuk është simbol i sllavëve por i evropianëve

06.12.2014 17:04

Edhe Historianet shqiptarë nëvend vlerësojnë se luani është përdorur që nga antika duke përfshirë edhe Filipin dhe Lekën e Madh e deri te fiset shqiptare......

Historiani Skender Asani për “Aktuale.mk” ka deklaruar se duhet të zhvillohet një debat më i gjerë në aspektin shkencor rreth simboleve dhe stemës së Maqedonisë dhe njohësit më të mirë të këtyre gjërave, dhe se duhet të atribojnë mendimin e tyre kritik dhe shkencor.

Historiani shqiptar Skënder Asani thote se “Njohësit e heraldikës në trojet etnike shqiptare janë të pakta. Heraldika është një studim i veçantë i periudhës mesjetare…Luani është nga simbolet egjiptase të cilët e kanë pasur një simbol shumë të rëndësishëm të tyre, më vonë gjatë periudhës së Maqedonisë Antike, Filipi  dhe Leka i Madh i kanë përdorur në fushëbetaja por e ka përdorur edhe në monedhat e tyre, ndërsa Luani është prezent gjatë periudhës së mesjetës sidomos te popujt e Skandinavisë, por është i përfshirë edhe në mbarë Evropën. Më pas ajo është bart te popujt e Ballkanit në mesin e tyre edhe te shqiptarët, për shembull topiajt e kishin simbol të tyre Luanin dhe simbolikë e gjithë mesjetës janë Kështjellat, dhe unë mendoj se është një gërshetim i periudhës mesjetare të stemës dhe Kështjellave”.

Asani njëherit thekson se luani nuk është simbol i sllavëve por i evropjanëve.  “Vlen të përmendet se Luani nuk ka qenë simbol i sllavëve, por i evropianëve. Tash duhet të potencojmë se Maqedonia deri tash ka pasur simbole të periudhës komuniste, gjegjësisht emri i saj po edhe simbolet kanë qenë të një shteti që më nuk ekziston dhe ata që kanë menduar ndryshimin kanë menduar t’i heqin ato simbole të përiudhës komuniste”. (Besim Abdullahu, TVM2)