Maqedoni

Rumania dërgon aeroplan për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

07.08.2021 12:48

Rumania ka dërguar drejt RMV-së avionin C27J i cili është me pajisjen më bashkëkohore...

Rumania ka dërguar drejt RMV-së avionin C27J i cili është me pajisjen më bashkëkohore, mban pajisje shoqëruese zjarrfikëse, zjarrfikës dhe resurse të tjera shoqëruese materialo-teknike për shuarjen e zjarreve.
 
“Mbështetje e re nga aleatët e NATO-s në ballafaqimin me zjarre, Rumania dërgon avionë me kapacitet të lartë për të shuar zjarret. Rumania dërgon në Maqedoni avionin C27J të prodhuesit italian Alenia, i quajtur si “Spartan”, i cili njihet për shuarjen e zjarreve për të ndihmuar në përballimin e situatës në vend,”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.