KM Liria me dy medalje bronzi nga Dimitrovgradi

06.12.2014 17:07

Gjatë ditës së sotme, ne qytetin e Dimitrovgradit te Bullgarisë, u mbajt edicioni i tetë i turneut ndërkombëtar për fëmijë, në mundje stil të lirë......

Në të njejtin, morrën pjesë mbi 150 garues nga Bullgaria, Turqia, Ukraina, Moldavia dhe Maqedonia, e cila u përfaqësua me gjashtë mundës nga klubi i mundjes Liria.

Nën prirjen e trajnerit të tyre Sufijan Ismaili, djelomshat shkupjan, në një konkurencë jashtëzakonisht të madhe, ne fund arritën të stolisen me dy medalje të bronzta.

I treti, në kategorinë deri në 24 kg, në debutimin e tij ne garat ndërkombëtare, ishte mundësi më i ri i Lirisë në këtë turne, Ensar Bela si dhe Hamza Jashari, i cili me paraqitje mjaftë të mira, në fund u kurorëzua me të bronztën në kategorinë deri në 47 kg.

Ndryshe klubi i mundjes Liria, në këtë event u përfaqësua edhe me gjashtë mundës tjerë, Besir Alilii, Muhamed Feruki, Omer Feruki si dhe Ertan Xhaferi.