Botë
SHBA, sërish mbi 100 000 të infktuar nga Covid 19 në ditë
07.08.2021 18:21
Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani kanë mesatarisht 100 mijë infeksione të reja me COVID-19 në ditë...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani kanë mesatarisht 100 mijë infeksione të reja me COVID-19 në ditë, duke u kthyer kështu në shifrën që ishte gjatë dimrit.
Në SHBA kishte mesatarisht 11 mijë raste në ditë gjatë fundit të muajit qershor, ndërsa tani numri ka arritur në 107 mijë e 143 infeksione në ditë. U deshën nëntë muaj për të kapërcyer numrin mesatar të rasteve prej 100 mijë, para se të arrihej kulmi në rreth 250 mijë infeksione, në fillim të muajit janar, shkruan AP. Zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se rastet do të vazhdojnë të rriten nëse nuk shtohet numri i të vaksinuarve. Numri i amerikanëve të infektuar me virus që janë të shtruar në spital është rritur dhe gjendja nëpër spitale ka filluar të rëndohet, saqë po përballen edhe me mungesë të shtretërve.
