Renova shkon më tutje

06.12.2014 17:13

Futbollistët e Renovës kan përgaditur befasin më të kënëdëshme duke eliminuar favoritin e madh Vardarin e Shkupit, në kuadër të cerekfinales të Kupës së Maqedonisë në futboll....

Skuadërs së Vardarit nuk I mjaftoi rezultati 3 me 1 nga takimi I parë, ngase sot në Tetovë u mundën nga Renova me rezultat 2 me O.  Autorë të fitores së madhe për skuadrën nga Xhepqishti i Tetovës shin Izair Emini dhe Jasmin Mecanoviç të cilët shënuan në minutat 70 gjegjësisht 86.  

Në Arenën “Filipi i Dytë” në Shkup Rabotniçki nuk lejoi befasi duke mundur Euromilkun me rezultat 3 me 1 me ç’rast përmbysën rezultatin negativ nga ndeshja e parë e cila kishte përfunduar me rezultat 3 me 2.  Ndërkohë më herët plasma për gjysëmfinale siguruan edhe skuadrat e Teteksit dhe Turnovës. Të martën hidhet shorti për qiftete gjysëmfinale.

 

Kupa e Maqedonisë

Ndeshjet e kthimit çerekfinale:

Renova – Vardari                  2:0      (1:3)

Rabotniçki – Euromilk          3:1      (2:3)

 

E mërkurë:

Drita – Horizonti                 0:1      (0:5)

Teteksi – Kozhufi                5:0      (5:0)