Botë
Shqipëria po lufton me flakët e zjarrit, dhjetëra hektar pyll nën flakë në Fier
07.08.2021 18:42
Edhe në Shqipëri në shumë lokacione po vazhdon lufta me flakët e zjarrit.....

Edhe në Shqipëri në shumë lokacione po vazhdon lufta me flakët e zjarrit. Dhjetëra hektarë pyll me pisha janë nën pushtetin e flakëve në fshatin Gjorgos të Fierit.
Zjarri ka filluar mëngjesin e të shtunës dhe i ndihmuar nga era e fortë, flakët po përparojnë me shpejtësi. Për fikjen e zjarrit janë angazhuar 12 punonjës dhe një mjete zjarrfikës. Terreni i thyer dhe era e vështirësojnë fikjen e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit po punojnë me të gjitha mjetet për lokalizimin dhe fikjen e zjarrit. Ndërkohë, në mesditë në ndihmë të zjarrfikësve ka ardhur edhe një helikopter, që po ndihmon në fikjen e zjarrit nga ajri. Për fat të mirë zjarri nuk ka rrezik për banorët, pasi është larg zonave të banuara.
