Kulturë

Mbahet “Maratona e Këngës” në Dibër

07.08.2021 19:00

Shoqata Atdhetare Dibrane nga Nju Jorku mbrëmë solli në qytetin e Dibrës "Maratonën e Këngës" "Këngë Jeho"...

Shoqata Atdhetare Dibrane nga Nju Jorku mbrëmë solli në qytetin e Dibrës "Maratonën e Këngës" "Këngë Jeho". Eventi më masiv i stinës së verës në hapsirën shqiptare gumëzhoi Sheshin Skënderbe. 
 
Qytetarët dibran e kurbeqarët e shumtë që kanë ardhur shijuan tingujt e muzikës dhe zërat e bukur të artistëve të njohur të estradës shqiptare si: Liri Rasha & Ingrid Jushi, Era Rusi, Juliana Pasha, Eranda Libohova, Erik Lloshi, Valbona Mema, Selami Kolonja, Samir Shehu, Vera Laci, e të tjerë.  Secili prej artistëveme solli preferencat e shijet e veta muzikore, që me ovacione e duartrokitje të tejzgjatura nuk rreshtën së kënduari e së kërcyeri deri në oret e mengjesit.
 
Duke falënderuar sponsorët Kryetari i SHAD në Nju Jork Dashamir Miftari tha se do të bëjmë përpjekje që këtë event të rëndësishëm veror ta sjellim në Dibër për çdo vjet.
 
ATLI DEMA