Maqedoni
Qeverija me masa te reja anti Kovid
07.08.2021 22:45
Qeveria vendosi, nga 16 gushti hyjnë në fuqi masat e reja për parandalimin e valës së tretë të Covid19...

Qeveria vendosi, nga 16 gushti hyjnë në fuqi masat e reja për parandalimin e valës së tretë të Covid19.
Sipas njoftimit që ka shpërndarë para pak minutash kryeministri Zoran Zaev njoftohet se nga 16 gushti ndalohet puna dhe organizimi i të gjitha ngjarjeve në hapsira të brendshme në të gjitha objektet gastronomike, përfshirë edhe ahengjet.
Nga 16 gushti, do të kërkohet të prezantohet certifikatë për imunizimin, të paktën dozën e parë, para hyrjes në çdo lloj objekti, përfshirë objektet e hotelierike, ku ka më shumë se 30 persona të pranishëm, për çdo ngjarje (aheng, koncert, seminar, trajnim, konferencë, ngjarje kulturore ose sportive).
