Romela Begaj reagon ne “facebook”
Pas lajmit se Romela Begaj ka përdorur doping, peshëngritësja shqiptare ka reaguar në adresën e saj në Fejsbuk. Peshëngritësja I është nënshtruar testit B, ndërsa ka kërkuar të mos gjykohet përpara kohe...

Lajmi se Romela Begaj erezultoi pozitive në testin anti-doping ishte tronditës për sportin shqiptar.
Por mund t’I japë fund edhe karrierës së peshëngritëses, e cila u shpall akmpione e botës në Kazakistan.
Larg Shqipërisë për të bërë testing B, peshëngritësja ka reaguar në adresën e saj zyertare në Facebook.
Peshëngritësja nuk ka shprehur asnjë alibi në lidhje me përdorimin e substancës së ndaluar, por ka kërkuar që të mos gjykohet përpara kohe.
“Ne emer te te gjithe dashamiresve te mi,ne emer te gjithe atyre viteve sakrifice per te realizuar endrrat dhe per gjithe ato arritje,ju tregoj se jane shume djerse,shume mundime dhe shume sakrifice.Do tju kerkoja mirekuptim deri ne perfundimin e procesit te rishikimit.Endrrat per te ardhmen dhe sakrificat nuk hidhen poshte,nuk humben per arsye te panjohura akoma. Falenderoj te gjithe ata qe me kane mbeshtetur dhe vazhdojne te me mbeshtesin”
Fedetata Botërore e Peshëngritjes zbuloi një ditë më parë se Romela Begaj kishte përdorur stanozolol, një substacë kjo e ndaluar në sport.
Gjithsesi, sportistja shqiptare do t’I nënshtrohet testi B, teksa rezultatet pritet të dalin brenda datës 22 dhjetor.
Nëse Begaj rezulton sërish pozitive atëherë ajo rrezikon jo vetëm medaljen e artë, por edhe karrierën e saj si peshëngritëse.
