Maqedoni
Masa të reja shtrenguese, në ambiente të mbyllura vetëm të vaksinuarit
08.08.2021 13:50
Rritja e rasteve të reja me Covid 19, ka bëri që qeveria e RMV-SË të sjell vendim për masa të reja shtënguese nga data 16 gusht...

Rritja e rasteve të reja me Covid 19, ka bëri që qeveria e RMV-SË të sjell vendim për masa të reja shtënguese nga data 16 gusht. Ministri I Shëndëtësisë Venko Filipçe tha se restrekcionet e reja janë si pasojë e mosrrespektimit të masave aktuale. Qeveria ka vendosur që “pas 15 gushtit të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe festimet në ambiente të mbyllura dhe nga 16 gushti detyrimisht të tregohet certifikatë vaksinimi me të paktën një dozë për ata qytetarë që duan të marrin pjesë në ahengje në ambiente të mbyllura.
“Deri më tani, ishte në kompetencat e inspektoriateve për të kontrolluar respektimin e protokolleve dhe sa është mbushur kapaciteti në një hapsir. Këtë javë ne do t'i bëjmë ato koordinime në mënyrë që të gjithë të dinë kompetencat e tyre. Të gjitha institucionet ku organizohen ngjarje të tilla janë të detyruara të kenë një shërbim policor që do të kërkojë ato çertifikata, dhe kontrolli i mëtejshëm do të jetë përmes inspektoratit.”, tha Mministri i Shëndëtësisë Venko Filipçe.
Filipçe: Situatë me kritike në Tetovë
Në vend për monetin situate më kritike është në Tetovë, ku hospitalizohen më së shumti qytetarë.
“Jemi në fillim të një vale të re dhe kjo po ndodh gjithandej rajonit. Këtë e dëshmojnë shifrat e infektimeve të reja që rriten tek ne dhe vendet fqinje. Kjo reflektohet edhe në spitalet. Për momnetin Tetova është qyteti më kritik, ku ka shumë pranime në Repartin Infektiv dhe në spitalin mobil. Tashmë janë hospitalizuar rreth 45 pacientë. Jemi marrë vesh, nëse ka nevojë një pjesë e pacientëve të transferohen në Klinikën Infektive në Shkup. Më shumë se gjysma e pacientëve të hospitalizuarve në Tetovë kanë qenë në ahengje dhe festa.”, tha Filipçe.
Ministri Filipçe tha se qytetet me më shumë raste të reja janë Gostivari, Kumanova, Kërçova, Strumica e Kavadari, ndërsa në qytetet e tjera nuk ka presion shumë të madh.Numri i rasteve me llojin Delta po rritet edhe në vendet e rajonit, ku ministri filipce edhe njëher ripërsëriti se vaksina mbetet mekanizmi i vetëm me të cilin mund ta ndryshojmë situatën në vend. Ai gjithashtu informoi se nga numri i përgjithshëm i të shtruarve në spitale, nën 10% janë pacientë që janë vaksinuar me dy doza dhe nuk janë në gjendje kritike.
REJHANE BUSHI METAJ
