Maqedoni

Covid 19, 4 viktima, 398 raste të reja, 18 të shëruar

08.08.2021 14:19

Në 24 orët e fundit janë kryer 6.383 testime ndërsa janë regjistruar 398 raste të reja me Koronavirus....

Në 24 orët e fundit janë kryer 6.383 testime ndërsa janë regjistruar 398 raste të reja me Koronavirus.
 
Në Shkup janë regjistruar 136 raste, Tetovë-86, Gostivar-46, Kumanovë dhe Kërçovë nga 23, Manastir-15, Ohër dhe Strumicë nga 13, Dibër-10, Strugë-6, Kavadar-5, Koçani-4, Prilep dhe Vallandovë nga tre, Veles, Shtip, Shën Nikollë dhe Resnjë nga dy, Radovish, Dellçevë, Probishtip dhe Makendonski Brod nga 1.
 
Katër persona kanë humbur jetën, tre nga Kumanova dhe një nga Gostivari, ndërsa janë shëruar edhe 18 pacientë. Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.019.192 testime për COVID-19.
 
Numri i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 158.025, numri i pacientëve të shëruar në 150.524, i të vdekurve 5.507.