Maqedoni
Shtrëngimi i masave anti-Covid, Bekteshi takon gastronomët
08.08.2021 14:48
Pas infektimeve të larta me Covid 19 në Tetovë dhe miratimit të masave shtrënguese anti Covid nga Qeveria..

Pas infektimeve të larta me Covid 19 në Tetovë dhe miratimit të masave shtrënguese anti Covid nga Qeveria, u takuan pronarët e darsmave dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ata një zëri u dakorduan se prioritet është shëndeti i popullatës. Bekteshi tha se nuk duhet të rrezikojm edhe një vitë të mbyllur, dhe kërkoj që të respektohen protokollet qeveritare anti Covid.
“Ne të gjithë u dakorduam se prioritet mbi prioritet mbetet shendeti i njerzive. Të gjithë duhet respektuar protokollet që janë në fuqi.Shpresojm që të zvoglohet numri i të infektuarve,dhe rasteve me Covid 19. Nuk duhet që të lejojme edhe si komunitet i biznesit edhe si institucione që të rrezikojm edhe një vitë të ri shkollor dhe mbyllje të ekonomisë.”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
“Ne kërkuam nga ministri që të vije këtu të na sqaroj para neve si shoqat dhe para gjithe pronarve te darsmave. Ministri e sqaroj se si do jene rregullat pas 16 Gushtit. Ne do i respektojm gjitha rregullat,që mos krijojm infektime te reja por shendet të mirë.”, tha Naser Havzija nga Shoqata e Gastronomve Ortek.
Nga 16 gushti hynë në fuqi masat e reja anti Covid. Puna dhe organizimi i çdo lloji evenimenti të brendshme në të gjitha objektet hotelierike dhe kafeteritë është i ndaluar për personat që nuk kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
VISAR SADIKI
