Maqedoni
Vazhdojnë zjarret aktive në vend, situatë më e rëndë në Pehçevë e Dellçevë
08.08.2021 15:16
Vështirë shkon shuarja e zjarrëve në rajonin e Mallishevisë....

Vështirë shkon shuarja e zjarrëve në rajonin e Mallishevisë. Pehçeva dhe Dellçeva vazhdojnë të jenë nën flaka masive. Qendra për Menaxhim me Kriza informon se ekipet e zjarëfiksëve, ushtria, policia, banorët dhe forcet tjera kanë arritur të lokalizojnë disa vatra në këtë rajon por jo edhe ti shuajnë edhe zjarret masive. Informohet se situata vazhdon të jetë kritike në Dellçevë duke pasur parasysh se aty janë përhapur edhe dy vatra të reja, ndërsa zjarret në Pehçevë rrezikojnë të kaplojnë një pjesë të madhe të Berovës. Situata po ndryshon nga çasti në çast,thonë nga QMK-së.
“Zjarret e përhapura në komunat e Pehçevës dhe të Dellçevës janë serioze. Po mundohemi disa ditë me radh që ti shuajmë ato. Deri para pak çaste patëm kontroll tek disa prej tyre, dhe menduam se sot do ti shuajmë të gjitha zjarret këtu, mirëpo pa pritmas u përhapen vatrat. Këto zjarre për mënjëherë po përhapen për shkak të errërave të forta.”, Stojançe Angellov, drejtor i QMK-së.
Banorët е fshatrave për rreth të Mallishevisërrëfejnë tmerin që kanë parë dhe përjetuar në këto zjarre.
“Ishte e tmerrshme. Që nga fillimi i shpërhtimit të zjarrëve donim të na dërgojnë avionë për të na shpëtuar nga këto zjarre. Katër ditët e para ne nuk hanim e as nuk flenim”....
“Kur pam se gjithçka për rreth po digjet, i gjithë fshati u çu në këmbë dhe shkoi lartë, mirëpo nuk mundeshim të ndihmojmë dot pa pajsije adekuakte. Ne tani vetëm lutemi për të pasur rreshje të shiut dhe kjo punë të përfundojë kohë më parë”....
“Apelojë që të angazhohet kapacitet më shumë njerëzor për të lokalizuar zjarrin në fshatin Budinarc.”, thanë banorët e fshatrave.
Zjarre ka edhe edhe në disa lokacione në kryqytet.Ekpet e zjarrëfisëve po punojnë në shuarjen e tyre.
“Zjarre aktive poashtu kemi në fshatrat Rahovicë dhe Bukoviç në Saraj të Shkupit ku banorët dhe ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar në shuarjen e këtyre vatrave. Zjarr aktiv ka edhe në Petrovecë të Shkupit, zjarr I cili është përhapur nga rajoni i Velesit ku avionic, rumun punon në shuarjen e zjarrit. Zjarre tjetra aktive kemi edhe fshtatrat Cvetovë dhe Crn Vrv në komunën e Studeniçanit. Edhe në këto lokacione ekipet po intervenojnë.”, tha Marija Millkova nga QMK.
Në shuarjen e zjareve janë duke ndihmuar ekipet e zjarfikësave nga vendi dhe rajoni, marrin pjesë edhe shumë ndërmarrje publike dhe në terren janë angazhuar mbi 583 punonjës nga armata dhe policia. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza janë të shqetësar edhe për faktin se në disa vende, janë vërejtur drone të cilët pa leje xhirojnë lokacionet me zjarre të përhapura.
REXHEP QAMILI
