Botë
Indi, përmbytje të mëdha, evakuohen banorët
09.08.2021 12:54
Pjesë të Indisë veriore përjetuan rreshje të dendura ditët fundit.

Pjesë të Indisë veriore përjetuan rreshje të dendura ditët fundit.
Madhya Pradesh është pothuajse tërësisht i përmbytur. Të paktën 14,000 njerëz duhej të shpëtoheshin pas reshjeve të dendura në rajonin Chambal-Gvalior. Në Rajasthan, shumë zona të rretheve Baran, Kota, Jhalavar dhe Bundi po përballen me përmbytje dhe furnizimi me ujë të pijshëm në disa fshatra në Kota, gjatë pesë ditëve të fundit, është ndërprerë. Rreth 10 mijë shtëpi janë rrënuar tërësisht dhe shumë ndërtesa të tjer janë dëmtuar rëndë për shkak të shiut.
