Maqedoni
Zaev për gazetën “Politika”: “Ballkani i Hapur” nuk është alternativë e BE-së
09.08.2021 13:17
“Ballkani i Hapur” është komplementar, e jo alternativë pë BE-në...

“Ballkani i Hapur” është komplementar, e jo alternativë pë BE-në, andaj tre vendet e Ballkanit që janë pjesë e kësaj nisme mbeten të përkushtuara në agjendën e tyre europiane të integrimit, shkruan kryeministri Zoran Zaev në tekstin e tij aurtorial i publikuar në gazetën serbe Politika “Popujt tanë kanë të njejtën rrugë”. Edhe përkundër sinajleve konfuze nga Brukseli zyrtar sa i përket zgjerimit, Zaev thekson se tre shtetet kanë pajtueshmëri sa i përket vazhdimit të procesit integrues për në BE.
“Derisa Unioni në mëngjes hapet, dhe në mbrëmje mbyllet, rruga jonë drejt BE-së është e hapur, ditën dhe natën. Rrugëtimi ynë është europian, i përkushtuar në bashkëpunim, miqësi, duke synuar më shumë liri, dhe jetë më të mirë për çdo qytetar të rajonit”, shkruan Zaev.
Ai thotë se “Ballkani i Hapur” është shembëlltyrë e një vullneti të fortë politik dhe nismë e nivelit më të lartë me interes publik. Zaev këtë nismë e cilëson ndryshe nga ajo që deri më tani ishte sinonim dhe stereotip për Ballkanin.
“Në vend të fatit ne zgjodhëm ardhmërinë. Në vend të së kaluarës ne zgjodhëm të sotmen dhe të nesërmen. Popujt tanë maqedonasit, shqiptarët, serbët dhe të tjerët që jetojnë në Ballkan, para vetes kanë vizionin dhe vlerat e njejta europiane, dhe jo mure apo politika të ndasive”, thotë Zaev.
Zaev shton se nisma është e hapur për të gjitha vendet e mbetura të rajonit, andaj bën thirrje për tu bashkangjitur të gjithë, sepse interesi I popullit është në rradhë të parë.
“Ballkani I hapur është demonstrim I progresit. Nuk ka më pritje e as refuzime. Çdo mbështetje është e mirëseardhur në rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka shkruar kryeministri Zaev.
Sipas Zaev, mundësia e vetme për tu përmirësuar jeta në rajon është që Europën ta sjellim në shtëpi.
MERITA GASHI

