Maqedoni
Ligji për mbështetje të investimeve, Bekteshi:10 % mbështetje financiare nga shteti
09.08.2021 14:13
Ministiri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi prezentoi ndryshimet në Ligjin për Mbështetjen Financiare....

Ministiri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi prezentoi ndryshimet në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve. Bekteshi tha se investitorët në zona do të marrin 10 përqind mbështetje finansiare nga shteti, në vend të një përqind si më parë.
“Me ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligji ka ndryshime në disa kritere. Në veçanti në kritere sa i përket rritjes së bashkëpunimit të kompanive të huaja me kompanit vendore dhe nga 1% e risim mbështetjen në 10% për të gjithë ato kompani të cilët reprotmaterealet e tyre apo produktet për të krijuar apo prodhuar produkt final do ti marin na RMV dhe përkatësisht nga kompanit vendore.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
Bekteshi: Mbështetje edhe për investitorët nga diaspora
Sipas tij, ndryshimet në ligj lehtësojnë kushtet për investim nga diaspora, në vend 10% mbështja do të rritet për 15%.
“E risim mbështetjen finansiare për cdo investim I cili do të vijë nga diaspora nga 10% në 15%. Çdo investim I cili do të ndodhë nga bashkëqytetarët tanë të diasporës do të ketë mundësi që të ndihmohet me 15% shtesë apo më konkretisht me 20% nga investimi total.”, tha Bekteshi.
Ai u bëri thirrje të gjithë investitorëve ekzistues dhe atyre të rinj që të paraqesin aplikimet deri më 16 gusht. Bekteshi thekson se përfituesi i mbështetjes financiare është i detyruar të qëndroj në investim për një përiudhë të paktën pese vjet pas përfundimit.
SEDAT SELIMI
