Gjuha e urrejtjes e pranishme në media
Përdorimi i fjalorit fyes dhe gjuhës së urrejtjes gjatë komunikimit publik mund të çojë në thellimin e tensioneve midis shtersave të ndryshme në shoqëri dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për fyerje mbi baza kolektive etnike....

Për fat të keq një dukuri e tillë është e pranishme edhe në vendin tonë vlerson komunikologu Sefer Tahiri.
“Fatkeqsisht në sistemin mediatik në Maqedoni dhe në përgjithsi në komunikimin publik ka njerëz gazetarë, redaktorë udhëheqës të emisioneve të cilët nuk e kursejnë fjalorin fyes apo fjalorin e urrejtjes. Kjo është një praktikë shum negative që ndodh në mediat e maqedonisë dhe po ndodh në përgjithsi edhe në komunikimin publik. Përdorimi i këtillë i gjuhës së urrejtjes mbi baza kolektiviste mbi baza të krijimit të paragjykimeve dhe stereotipeve ndaj një grupi të caktuar etnik mund ta shpie vendin drejt një tensionimi të mëtejshëm” – tha Komunikologu, Sefer Tahiri.
Seferi krahas standardeve profesionale sugjeron zbatimin e normave etike të cilat sipas tij paraqiten si deficitare në komunikimin publik. Nga ana tjeter Krytari i SHGM-së Naser Selmani vlerson se mediat e kanë për obligim të distancohen nga flalori fyes dhe gjuha e urrejtjes pavarsisht nga kush përdoret dhe jo të bien preh e tyre.
“Gjuha fyese apo gjuha e urrejtjes janë të dënueshme me ligj . Unë sa kam njohuri asnjë padi nuk është bërë nga prokurori publik i cili e ka për detyrë në bazë të detyrës zyrtare me automatizëm të ngrejë padi para gjykatës dhe të padisë atë që përdorin këtë lloj ghuhe” – tha Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.
Selmani beson se pranisë së fjalorit fyes dhe gjuhës së urrejtjes në sistemin mediatik i kontribojnë shum faktorë përfshi edhe klasën politike teksa nuk sheh ndonjë interesim të institucioneve për ta sanksionuar atë sipas ligjit. (Naim Ramadani, TVM2)
