Maqedoni
Kovid 19, rritet numri i të infektuarve
09.08.2021 16:10
Varianti Delta i virusit korona me shpejtësi po përhapet në vend....

Varianti Delta i virusit korona me shpejtësi po përhapet në vend. Po rritet numri i të infektuarve dhe i të hospitalizuarve në veçanti mes të pavaksinuarve dhe të rinjëve që kanë më shumë kontakte. Deri më tani nga varuanti Delat janë infektuar 30 persona, ndërsa edhe mëtej ftohen qytetarët që të vaksionohen sa më shpejt sepse kjo është mënyra e vetme për tu përballur me virusin. Para Pikave vaksinale një numër i madh i qytetarëve ankohen se po presin rradhë me orë të tëra, disa për vaksinim, të tjerët për marrjen e çertifikates.
“Kështu rradhë nuk pritet as në Afrikë, po pres dy orë”...
“Shkova atje ku është grumbulli i njerëzve dhe prita shumë kohë dhe nga atje na drejtojnë për tjetër lokacion”...
“Nga ora tetë e kemi pranuar vaksinën e dytë, ndërsa çertifikatën ende nuk e kemi marrë, administarata punon shum ngadal.”, thanë qytetarët.
Mjekët thonë se kjo rrëmujë është shkatuar nga qytetarët që nuk janë paraqitur për revaksinim në Sallën Sportive Boris Trajkovski.
“Kemi rradhë të shumta të njerëzve që po presin sepse ka pacientë që nuk janë rivaksinuar në Boris Trajkovski sepse nuk kanë qenë në shtet.”, u shreh një mjeke.
Nga 16 gushti në fuqi do të hynë masa të reja. Autoritetet thonë se kjo është e patjetërsueshme që të mos lejohet përkeqësim drastik i situatës. Këtë periudhë do të intensifikohen edhe kontrollet se sa po respektohen protokollet.
FLUTURA LATIFI
