OKB: Toka po ngrohet më shpejt seç parashikohej

09.08.2021 17:02

Ndikimi dëmtues i njerëzimit në klimë...

Ndikimi dëmtues i njerëzimit në klimë tashme është një fakt, thonë shkencëtarët e OKB -së dhe duhet lëvizur shpejt për të shmangur ndryshimet katastrofike që do të transformonin jetën siç e njohim deri më tani.

Një raport i fundit i tyre thotë se emetimet e vazhdueshme të gazrave mund të sjellin gjithashtu një thyerje të limitit të temperaturës në pak më shumë se një dekadë.

Autorët gjithashtu tregojnë se një rritje e nivelit të detit deri në 2 m deri në fund të këtij shekulli “nuk përjashtohet”.

Por ka një shpresë të re që shkurtimet e emetimeve të gazrave serë mund të stabilizojnë rritjen e temperaturave.

Raporti i sotëm është një kod i kuq për njerëzimin, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres Që nga viti 1970, temperaturat globale janë rritur më shpejt se në çdo periudhë tjetër 50-vjeçare gjatë 2,000 viteve të fundit.

Kjo ngrohje po sjell tashmë shumë ekstreme të motit dhe klimës në çdo rajon në të gjithë globin. Qoftë valët e të nxehtit si ato të përjetuara kohët e fundit në Greqi dhe Amerikën Veriore perëndimore, apo përmbytjet si ato në Gjermani dhe Kinë, tregojnë se ‘ndikimi njerëzor’ është forcuar gjatë dekadës së fundit.