Masat kufizuese, LSDM fton qytetarët që të vaksinohen

09.08.2021 17:44

Rritja e numrit të personave të prekur nga virusi Kovid 19....

Rritja e numrit të personave të prekur nga virusi Kovid 19, mund të sjell masa të reja reja kufizuesi. Komisoni i posaçwm I ka dorëzuar Qeverisë propozimin e tij të cilat nëse miratohen do të hyjnë në fuqi nga 16 gushti. LSDM fton qytetarët që të vaksinohen, si masa më e mirë mbrojtëse.  

“I ftojmë të gjithë qytetarët të cilët nuk janë imunizuar deri tani që ta bëjnë këtë sa më shpejtë. T’u drejtohen pikave më të afërta të vaksinimit dhe të bëjnë hapin më të mirë të mundshëm që të mbrojnë shëndetin  e tyre dhe shëndetin publik. Sa më shumë të vaksinuar do të thotë më pak të hospitalizuar dhe më pak kufizime.” – tha Emilija Rambabova nga LSDM.

VMRO DPMNE: Masa stimuluese jo masa kufizuese  

Mirëpo VMRO DPMNE në opozitë konsideron se me masat diskriminohen personat që janë vetëimunizuar pasi janë kuruar nga virusi. Sipas partisë së Mickovskit pr/masat e reja janë hapa katastrofike.

“Në prag të valës së katërt, në vend që të ofrojnë zgjidhje ata bëjnë represion i frikësojnë dhe i diskriminojnë qytetarët. Për LSDM-në ka vetëm të vaksinuar, ndërsa personat që kanë krijuar antitrupë pasi janë kuruar nga virusi korona nuk i konsiderojnë për të gjallë. Të tillë janë mbi 200 mijë persona, përkatësisht 150 janë zyrtarisht ndërsa 50 mijë sigurisht nuk janë paraqitur.” – u shpreh  Dimçe Arsovski, nga VMRO DPMNE.   

VMRO konsideron se qeveria duhet të marrë masa stimuluese dhe jo masa kufizuese. Ndërkaq, LSDM ka ftuar VMRO DPMNE-në që edhe ajo t’u bëj thirrje qytetarëve që të vaksinohen. (Shpëtim Nuredini, TVM2)